
Safet Gjici ka folur menjëherë pas triumfit të Superkupës së Shqipërisë. Presidenti u shpreh tejet i lumtur për këtë trofe të skuadrës së tij. Por përveç kësaj Gjici ka folur për merkaton verore ku theksoi që priten edhe disa afrime në skuadër, kryesisht në repartin e mbrojtjes.
"Jam shumë i lumtur me këtë trofe. Ky është një ogur i mirë, si për trajnerin ashtu dhe për skuadrën të cilin e nisin këtë sezon me këtë trofe. Përsa i përket merkatos verore, dua të theksoj që do të ketë edhe disa afrime. Dua të bëj të ditur se do të jetë pikërisht reparti i mbrojtjes që do të ndërhyhet dhe jemi në negociata me disa lojtarë, ku dua të them që do të jenë shumë cilësorë. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është mirë", përfundoi Gjici për Supersport.