Orges Shehi ka folur për mikrofonin e Supersport, menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin. Portieri i Skënderbeut ka zbuluar, që pas europianit në Francë kishte menduar që ta linte sportin, por miqtë e tij e kanë bindur për të vazhduar. Gjithashtu Shehi deklaroi që përderisa ndihet mirë, ka akoma për të dhënë.
“Të jem realist e kam menduar që ta lë sportin e luajtur pas europianit në Francë. Por, me konsultimet e miqve të mi më të afërt, të cilët janë edhe të kësaj fushe, vendosa që të vazhdoj karrierën time. Ndihem mirë dhe besoj se kam akoma për të dhënë . Nuk mendoj tani se kur do të lë futbollin. Për sa kohë do të jem në formë, do të vazhdoj të luaj”, deklaroi Orges Shehi.