Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Gallatë me ndeshjen Kamza-Besëlidhja, ndryshojnë sërish mendje

Shkruar nga NEWSPORT

Kamza-Besëlidhja nuk do të luhet ditën e sotme. Pak minuta më parë u konfirmua se kjo sfidë do të zhvillohej në orën 15:00, pasi ishte zgjidhur problemi i mungesës së policisë dhe mbarëvatja e takimit do të sigurohej nga policia private.

Por, pak minuta më parë është bërë e ditur se ndeshja do të luhet një ditë tjetër, duke u anuluar për sot.

Kamza-Besëlidhja kthehet kështu në një telenovelë, ndërsa kjo përballje ishte e vlefshme për Kategorinë e Parë, Grupi A, që do të përcaktonte edhe ekipin që do të ngjitej në Superligë.

Tifozët e të dyja skuadrave tashmë janë duke lënë stadiumin e qytetit të Kamzës duke u larguar të zhgënjyer nga vendimi i fundit.

Pritet që FSHF të dalë me një komunikim zyrtar për ditën kur do të caktohet zhvillimi i këtij takimi.

*Lojtarët e Besëlidhjes duke u larguar nga stadiumi i qytetit të Kamzës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga