Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Fanatics i kundërpërgjigjen presidentit Halili: Thoni që jemi pakica, po ku është shumica?

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Fanatics i kundërpërgjigjen presidentit Halili: Thoni

Dje në mbrëmje, presidenti i Tiranës Refik Halili foli në një intervistë për Supersport ku analizoi një nga një problemet e klubit bardheblu. Ndër të tjera ai foli edhe për situatën e tensionuar me tifozët, ku theksoi që edhe njëherë që ata ishin oksigjeni i skuadrës. Ndërkohë sonte tifo-grupi "Tirona Fanatics" përmes një postimi në faqen zyrtare i kundërvihet sërish presidentit Halili teksa shkruan: " Z. Ish-president,

Si fillim, urime per guximin e gjetur per te dale para kamerave dhe qe kete here nuk nxorret ndonje pjesetare te familjes per te folur ne emrin tuaj.

Shprehim keqardhje per keqinformimin mbi Tirona Fanatics, gjithmone nese eshte keqinformim. Te njejtet njerez qe ishin dikur, jane edhe sot pjese e ketij grupimi.

E keni permendur shpesh fjalen "dashakeqe" por mbase shume prej ketyre dashakeqeve jane vec pjelle e imagjinates tuaj. Krijoni armiq imagjinare per te fshehur problemet reale qe Klubi i Futbollit Tirona ka. Problemi rrenjesor i klubit ka qene dhe eshte keqmenaxhimi. Nuk eshte hera e pare, qe Tirona Fanatics protestojne mbi kete fakt. Protestat e para kane nisur qe ne vitin 2009. Vazhdimisht e kemi shprehur mendimin tone se nuk mund te kete nje klub serioz pa nje administrate te mirestrukturuar, por ju kurre nuk e keni marre parasysh kete. Thoni se tifozet shkaktojne probleme. Lutemi te na permendni vetem nje rast kur e keqja e Tirones ardhur prej tifozeve.

Njekohesisht luani me shprese per te krijuar percarje mes Fanatics, se gjoja disa paskan qene te mire e disa te keqinj. Por si shpjegohet qe asnje antar i Fanatics nuk eshte i pranishem ne stadium? Thoni se ne jemi vetem pakica e tifozeve. Po shumica pse nuk eshte ne stadium? Deklaroni nje here se i keni shlyer, nje here se po i shlyeni dhe nje here se do t'i shlyeni borxhet. Cila eshte e sakta?! Shpreheni se ne klub pagat jepen ne menyre te rregullt. "Fakti tregoi" rastin Muzaka me shoke.

Me keqardhje qe late boten e muzikes,

Tirona Fanatics".

[gallery columns="1" size="full" ids="87942"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga