
Ergys Kaçe u përfol si i larguari i radhës nga kuqezinjtë e De Biasit, teksa media e shkruar fliste për një largim përfundimtar të tij dhe nuk do të kthehej më. Por, para disa minutash mesfushori kuqezi, nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije që të gjitha lajmet që qarkullojnë për të nuk janë të vërteta. Ai thekson që është i lumtur, si në stol, tribunë apo në formacion, mjafto që kombëtarja të triumfojë.
"Përshëndetje të gjithë ndjekësve të mi...
Dua të përgenjështroj një lajm të nxjerrë nga mediat për largimin tim nga Kombëtarja Shqiptare si shkak mospërputhje me trajnerin tonë Gianni de Biasi. Ky lajm nuk është aspak i vërtetë! Unë nuk do të largohesha kurrë nga Kombëtarja Shqiptar për asnjë lloj arsyeje.
Unë në Komëbtaren Shqiptare kam ardhur me një dëshirë të plotë dhe kurrsesi s'do të doja largimin nga Kombëtarja ime. Për ekipin tonë Kombëtar kam ndenjur dhe në stol, dhe në tribunë, por dhe në formacion dhe kam respektuar gjithmonë zgjedhjet e trajnerit.
Shqipëria ose Kombëtarja Shqiptare është prejardhja ime, është Atdheu im pavarësisht, se unë jam rritur në një shtet tjetër, nuk e kam mohuar kurrë atdheun tim dhe jam shumë krenar që jam shqiptar.
Theksoj për "Lajmet Fallco" dhe të pavërteta që unë si Ergys Kaçe jam i lumtur në çdo moment kur KOMBI im fiton pavarësisht a jam në stol, në tribunë, apo në formacion. #ShqiperiaMbiTeGjitha
Me Respekt Ergys Kace", shkruan Ergys Kaçe.