Duke nisur nga sot, Emiljano Veliaj, Nderim Nexhipi, Rudin Nako, Erkan Spahija dhe Andi Prifti nuk do të jenë pjesë e skuadrës dibrane.
Lajmi bëhet konfirmohet nga klubi i Korabit përmes faqes zyrtare në Facebook. Nako dhe Prifi kanë firmosur me Bylisin, ndërsa tre lojtarët e tjerë ende nuk kanë përcaktuar të ardhmen e tyre se ku do të vijojnë karrierën futbollistike.
“Zyrtare: Erkan Spahija, Rudin Nako, Nderim Nexhipi, Emiljano Veliaj dhe Andi Prifti nuk do te jene me pjese e Korabit. Klubi dhe lojtaret kane nderprere kontratat me marrveshje. K.F Korabi ju uron suksese”, njoftohej në faqen zyrtare të klubit të Korabit në Facebook.