Mbrojtësi shqiptar Arlind Ajeti ka suprizuar të gjithë duke hapur një pistë të re për të ardhmen e tij. Pista turke e Fenerbaches. Edhe ekipi turk është vënë në ndjekje të mbrojtësit shqiptar, që i çuditi të gjithë në ndeshjet që Shqipëria zhvilloi në Europian.
Saktësia e ndërhyrjeve, qetësia me të cilën ndalonte kundërshtarët dhe loja pa faulle e Ajetit janë vetëm disa nga karakteristikat, që e bëjnë atë një nga mbrojtësit më të kërkuar të momentit.
Sezonin e shkuar Ajeti e mbylli në Itali te skuadra e Frasiones. Ndërkohë që klubi turk ka shprehur gatishmërinë për të paguar kartonin e lojtarit. Tranferimi duket edhe më i mundshëm përsa kohë skuadra e Fenerbaçes në filozofinë e saj si skuadër ka spikatjen e talenteve të reja.