Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajmi i fundit/ Cana divorcohet me Nantën dhe vendos të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Cana divorcohet me Nantën dhe vendos të ardhmen

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës franceze të Nantes, lajmi është konfirmuar nga mediat franceze. Ka qenë vetë presidenti Waldemar Kita ai që ka shpjeguar të ardhmen e mbrojtësit shqiptar. “Situata është shumë e thjeshtë. Loriku dëshiron që të iki jashtë. Ai është në negociata me disa klube. Ai nuk do të kthehet më këtu, pasi kërkon një kontratë tre apo katërvjeçare. Duhet ta mirëkuptojmë, pasi kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit në karrierën si futbollist. Ai ka qenë shumë i sinqertë me ne, na tha se kërkonte një klub tjetër dhe që nuk dëshironte të kthehej për vitin e fundit të kontratës së tij me ne”, u shpreh Kita për “butfootballclub.fr”. Mbetet për tu mësuar në ditët në vazhdim e ardhmja e kapitenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga