Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Bylis nuk ndalet në merkato, skuadra mallakastriote merr lojtar në Maltë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Bylis nuk ndalet në merkato, skuadra mallakastriote merr

Skuadra e Bylisit do të luajë ditën e sotme kundër Flamurtarit. Mallakastriotët po kryejnë një min-fazë përgatitore në Vlorë, ndërkohë që sot do të luajnë përballë ekipit të drejtuar nga Gentian Mezani. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi ballshiot njofton:

"Fabjo Dhrami që ka luajtur në Ligën e Parë në Maltë nis provën me skuadrën tonë. Sot, ora 14:00, miqësorja Flamurtari - Bylis te fusha e Pyllit të Sodës", përfundon njoftimi i klubit ballshiot.

Skuadra e Bylis ka zyrtarizuar disa afrime në këtë merkato dimri, ndërkohë që Dhrami është lojtari i radhës që mund t'i bashkohet ekipit mallakastriot. Objektivi i drejtuesve është rikthimi në Superligë, ndaj ata po punojnë për të afruar sa më shumë lojtarë cilësorë në skuadër.

[gallery columns="1" size="full" ids="75361"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga