
Teksa ka disa ditë që ka nisur merkato e dimrit, Korabi nuk ka afruar asnjë lojtar zyrtarisht në skuadër. Skuadra dibrane ka nisur përgatitjet për fazën e tretë të Superiores, por merkato ka nisur vetëm në dalje. Ashtu siç newsport.al raportoi mëngjesin e sotëm, Korabi bën me dije që pas Vangjel Zguros, nga skuadra është larguar edhe Dusko Dukiç. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi dibran bën me dije:
" Shkon në dy numri i të larguarve nga K.F Korabi. Pas Vangjel Zguros, largohet edhe mbrojtësi Dusko Dukiç.
Klubi Dibran dhe mbrojtësi Kroat kanë zgjidhur me kontratën me marrëveshje pas kërkesës së largimit nga lojtari, i cili për arsye familjare ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria.
Dukiç shprehet: " Falenderoj drejtuesit e K.F Korabi që arritëm në një marrveshje pas kërkesës time, kam kaluar momente të bukura tek Korabi dhe dëshiroj dhe shpresoj që të mbijetojnë. Dua të falenderoj edhe tifozerinë që na ka mbështetur në rrugen tonë".
Klubi i Futbollit Korabi e falenderon dhe i uron suksese Dusko Dukiç", shkruhej në njoftimin e klubit dibran.
[gallery columns="1" size="full" ids="73298"]