
Lajme të mira për Milanin. Zlatan Ibrahimovic është drejt rikuperimit të plot për sezonin e ri. Sulmuesi suedez u operuar 34 ditë më parë në gjurin e majtë dhe po ndjek një stërvitje të përsonalizuar në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen e parë të Serie A.
Mediat italiane bëjnë me dije se Ibrahimovic do të jetë gati 100% që në ndeshjen e parë. Milani e nisë sezonin e ri më datë 23 gusht ndaj Sampdorias në transfertë dhe sulmuesi me shumë mundësi do të jetë titullar e ky është padyshim një lajm I mirë për Piolin që do të ketë në dispozicion futbollistin më të mirë të skuadrës.
Poll