
Drita do të luaj të enjten e 24 shtatorit në transfertë ndaj Legias së Varshavës ndeshjen e Europa League. Kampionët e Kosovës kanë marrë një lajm të mirë, pasi kundërshtari I tyre I ardhshëm ka shkarkuar trajnerin.
Në kanalet zyrtare, klubi polak njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me serbin Aleksandër Vukovic. Polakët janë kampionë në fuqi, ndërsa sezoni I ri larg pritshmërive ka sjellë këtë zhvillim.
Ende nuk ka njoftim për trajnerin e ri, ndërsa gjasat janë që skuadrën ta drejtojë zëvendësi I tij. Drita duket se është me fat, pasi largimi I trajnerit ka trazuar ujërat te kundërshtari I kampionëve të Kosovës.
Poll