Në fund të pjesës së parë kundër Milanit erdhi lajmi i keq për Romën.
Bruno Peres u dëmtua në kaviljen e këmbës së majtë pas një ndërhyrjeje të De Shiljos, e cila mbi të gjitha nuk u konsiderua faull nga gjyqtari Maxoleni.
Braziliani ndjeu dhimbje të forta dhe më pas u detyrua të linte fushën e lojës. El Sharaui hyri në vend të tij, ndërsa Roma fitoi 1-0 ndaj Milanit falë golit të Naingolan në minutën e 62-të.
Ajo që shqetëson Spaletin është pikërisht gjendja e mbrojtësit, Peres, i cili këtë sezon ka qenë një nga pikat më të forta të Romës.
Poll