
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti është prezantuar sot te skuadra e Torinos. Pasi kaloi me sukses të gjitha testet mjekësore, ai firmosi kontratën që do ta mbajë të paktën 3 vjet tek Torino, por gjithashtu në kontratën mes palëve është firmosur dhe një opsion rinovimi për dy vite të tjera, pra në total një kontratë gati 5-vjeçare. Nga kjo kontratë e firmosur Ajeti do të përfitojë 500 mijë euro në sezon, plus bonuse, ndërsa mes palëve nuk është vendosur një klauzolë në rast largimi nga skuadra e Torinos. Arlind Ajeti pritet të mbajë numrin 93, ku do të zëvendësojë Kamil Glik të larguar në kampionatin francez, në Monako.
[gallery columns="1" size="full" ids="13918"]
Poll