Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

LAJM FANTASTIK: Futbollisti shqiptar dhe bashkëshortja e tij marrin përsipër rastin e foshnjes 6-muajshe nga Tirana që vuante nga epilepsia

Shkruar nga NEWSPORT

Disa ditë më parë, newsbomb.al solli historinë e rrallë të një foshnje nga Tirana, vetëm 6 muajsh që lufton për mbijetesë.  I diagnostikuar me vrimë në zemër dhe epilepsi të rrezikshmërisë së lartë i vogli Reis Dungaj ka nevojë për vaksinën e kushtueshme “ Infarix Hexa” si dhe një ndërhyrje të specializuar që thuhet se mund të realizohet në Athinë pasi askush nga spitalet tona nuk e ka marrë përsipër rastin e tij.

Dhe pas apelit në newsbomb.al vjen një lajm i mrekullueshëm.

Erjona Sulejmani dhe futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili kanë ofruar ndihmë për Reisin e vogël. Ata kanë paguar deri tani 750 euro për vaksinat e djalit si dhe janë shprehur të gatshëm edhe për operacionin.

Ndërkaq, Erjona nuk është aspak një emër i panjohur, muaj më parë ajo bëri xhiron e mediave botërore si gruaja më seksi e Euro 2016. Erjona thotë për newsbomb.al se ajo dhe bashkëshorti i saj Blerim Xhemajli e kanë bërë me gjithë zemër këtë gjest pasi edhe vetë janë prindër të një djali të vogël.

“ Ne vetë kemi një djalë të vogël dhe e kuptojmë shumë mirë situatën e babait të Reisit. Asnjë prind nuk do ta shohë fëmijën e tij të sëmurë. Gjesti jonë shpresojmë vetëm të japë një shembull për të gjithë njerëzit e tjerë që kanë mundësi ekonomike të ndihmojnë vëllezërit, motrat, familjarët por edhe të panjohurit që kanë nevojë për ndihmë emergjente, si në këtë rast”, thotë për newsbomb.al bashkëshortja e Xhemailit.

“Ne shpresojmë me gjithë zemër që Reisi bashkë me familjen të kthehen dhe të buzëqeshin së bashku”, përmbyll Erjona.

Newsbomb.al i shpreh mirënjohje cilido që reagoi për rastin e Reisit si dhe Erjonës e bashkëshortit të saj, futbollistit shqiptar të talentuar Blerim Xhemaili.

11

Blerim dhe Erjona Xhemaili

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga