
Etrit Berisha duket se do të jetë portieri titullar i Lacios në sezonin e ardhshëm. Kërkesa e hapur që shqiptari i bëri drejtuesve të klubit italian se tashmë nuk do e pranonte më stolin duket se nuk ka rënë në vesh të shurdhët.
Flitet se presidenti i Lacios, Lotito, i ka premtuar vendin e titullarit Berishës gjatë muajit të kaluar, ndaj dhe ofertat e ardhura në drejtim të tij nga Anglia janë refuzuar. Tashmë në dyshim është e ardhmja e Marketit, për të cilin kanë shfaqur interes disa ekipe.
Lacio huazoi portierin Guido Guerrieri te Trapani, ndërsa Thomas Strakosha pritet të jetë portieri i tretë i ekipit. Blerja e re Ivan Vargiç do të tentojë të fitojë një vend titullari.
Poll