Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi i plotë kundër Flamurtarit, Nica: S'dalim pa pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi i plotë kundër Flamurtarit, Nica: S'dalim pa

Ekipi i Laçit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kundër Flamurtarit, e cila luhet sot në orën 17:30. Skuadra është stërvitur nën urdhrat e dyshes Nica-Zani, ku ka zhvilluar një seancë nga ushtrime të ndryshme tekniko-taktike dhe ka përfunduar me aplikimin e goditjeve standarde në pozicione të ndryshme. Në një intervistë të dhënë për mediat trajneri Nica shprehet: "Mendoj se jemi gati për ndeshjen me Flamurtarin. Është një ekip shumë i mirë dhe i fortë këtë e kam deklaruar disa herë por ne në Vlorë do të shkojmë për pikë dhe besoj se do t'ia arrijmë qëllimin.

Ekipi është në gjendje shumë të mirë, lojtarët do futen në lojë me shumë besim dhe mendoj se do ta arrijmë qëllimin tonë. Më pas mbetet për t'u parë gjithçka se cfarë do të tregojë fusha e blertë".

Trajneri Nica në këtë ndeshje vjen me grupin e plotë, me Sefgjinin dhe Lushkjan të cilët janë bashkuar me Laçin.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga