Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi nuk ndalet në merkato, pas Vucajt, rikthen një tjetër titullar

Shkruar nga NEWSPORT

Taulant Sefgjni do të jetë pjesë e Laçit për pjesën e dytë të sezonit.

Ai u largua në verë te skuadra e Erzenit, por ditën e djeshme mbrojtësi kurbinas ka gjetur akordin me klubin bardhezi dhe tashmë do të jetë sërish pjesë e Superligës.

Pas Erjon Vucajt që pritet të dalë sot në stërvitje me skuadrën e trajnerit Sinella, Sefgjini bëhet futbollisti i dytë që rikthehet te Laçi gjatë kësaj merkatoje dimri.

Ndërkohë që kjo është "goditja" e tretë në merkato për kurbinasit pas Nikës dhe Vucajt.

[caption id="attachment_72382" align="alignnone" width="649"]taulant Taulant Sefgjini[/caption]

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga