Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

"Laçi na ka mundur prej gabimeve tona", GURISHTA bën liderin: Ne jemi ushtarë në fushë, nuk është ai roli im

Shkruar nga NEWSPORT
"Laçi na ka mundur prej gabimeve tona", GURISHTA bën

Vllaznia barazoi 0-0 me Laçin në transfertë. Ky rezultat ka bërë që Teuta të jetë vetëm në krye të Superligës, ndërsa shkodranët largohen 2 pikë nga kreu.

Pas ndeshjes në Laç, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka folur në Gol pas Goli:

All - Paragraf - 3

"Tre rezultate pozitive radhazi? Kishim një ngërç psikologjik, por kjo ka kaluar dhe jemi kthyer aty ku duhet. E treguam edhe sot që merituam fitoren, megjithatë nuk është keq një pikë në Laç. Kemi bërë disa gabime dhe na kanë ndëshkuar. Në dy raste Laçi na ka mundur si pasojë e gabimeve tona, sot u përmirësuam dhe morëm pikë.

Plus 9 pikë dhe sot -2 nga kreu? Ka ngelur një fazë dhe e them se deri në fund të kampionatit, vendi I parë do ndërrohet shpeshherë. Jemi në lojë për dy trofetë.

Është e vërtetë që nuk po shënojmë, por sot kishim më shumë kujdes pas dhe mos kalonim në aventura.

Shkuat për një pikë dhe e morët? Kishim më shumë shanse se Laçi për të marrë pikë sot.

Në Shkodër mungon fryma e liderit? Jemi munduar që të jemi ushtarë dhe jo gjeneralë në fushën e lojës, secili ka mendimin e tij. Do bëj punën time dhe të tjerët kanë të drejtë të më vlerësojnë më pas.

Roli në mbrojtje apo në mesfushë offensive? Jam mbrojtës I djathtë, ndihem më mirë. Kam luajtur qendër e djathtë për shkak të skemës. Zbatoj porositë e trajnerit", tha Gurishta.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga