
Laçi do përballet nesër me Vllazninë. Sfida e orës 16:00 vlen për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me sfidën teke që do përcaktojë dhe finalistin e trofeut. Dueli i "Loro Boriçit" është i rëndësishëm për miqtë, që veç ecurisë pozitive në kampionat kërkojnë edhe vazhdimësinë në Kupë.
Për trajnerin Shpërim Duro ka disa mungesa, duke bërë që formacioni të mos jetë I plotë ndaj një kundërshtari direkt. Selmani, Turkaj, Nwabueze dhe Ramos nuk janë në 100 përqind.
Sulmuesi kryesor vuan prej javësh një dëmtim, ndërsa Turkaj është operuar dhe ende nuk është bashkuar me grupin. Deri në orët e fundit para ndeshjes shpresohet në një rikuperim të mundshëm, me trajnerin Duro që do duhet të bëjë pa lojtarët kryesor.