
Laçi do përballet me Anderlecht nesër, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro ka marrë lajmin e keq, pasi në stërvitjen e ditës së martë është dëmtuar Mentor Mazrekaj. Prezenca në Elbasan Arena është pothuajse e pamundur, me numrin një të pankinës që duhet t'i bëjë llogaritë pa sulmuesin.
Mazrekaj ka kontribuar për arritjen e skuadrës shqiptare deri këtu, falë edhe cilësive të tij të padiskutushme. Kjo nuk është mungesa e vetme për sfidën që do luhet pas 24 orësh, pasi në listën e të padisponueshmëve është edhe Julian Shehu.
Laçi dëshiron marrjen e një rezultati sa më pozitiv në 90 minutëshin e parë, për të tentuar kualifikimin e madh në "betejën" e kthimit, e cila do luhet pas disa ditësh.