
Masato Fukui ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik. Mesfushori i Skënderbeut po kthehej në Tiranë pas fitores 3-0 kundër Luftëtarit, por duke qenë se nuk e njihte mirë aksin Korçë-Tiranë, japonezi ka dalë nga rruga duke u përplasur me një bordurë. Sport Ekspres raporton se makina e tij është dëmtuar tërësisht, ndërkohë për fat të mirë vetë lojtari nuk ka pësuar asgjë.
Pas aksidentit, Fukui ka pritur shokët e tij të skuadrës për ta marrë me vete deri në Tiranë, pasi mjeti i tij nuk mund të lëvizej në atë gjendje.
Poll