Teksa e gjithë vëmendja është fokusuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri pas kërkesës së prokurorisë, gazetari sportiv Elert Yzeiri ka bërë një status në llogarinë e tij në facebook.
Yzeiri ironizon situatën qesharake në Kuvend teksa shpesh herë pala akuzuese ka ngelur keq, madje duke mos pasur argumente në lidhje me kërkesën e bërë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
"Pas hetimeve me metoda speciale, prokurori i krimeve të rënda ka dyshime se Tahiri mund të jetë tifoz i Juventusit", ironizon Yzeiri në profilin e tij në facebook për shkak të situatës së krijuar ditët e fundit në vendin tonë.
Sigurisht prokuroria ka të drejtë sepse në praktikë që të ndalohet ose arrestohet një subjekt i dyshuar, duhet të ekzistojë dyshimi i arsyeshëm. Por ku është ky dyshim? Vetëm kjo nuk po gjendet në Këshillin e Mandateve, pasi faktet, të tilla i thënçin janë qesharake. Ndaj për këtë Yzeiri ka ironizuar me të drejtë situatën e krijuar.
[gallery columns="1" size="full" ids="159494"]