Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Në Turqi më përjashtuan nga ekipi", Sadiku tregon pse pranoi ofertën në Bolivi dhe flet për Kombëtaren: Më bindën kushtet financiare, nuk është pak të luash në Kupën Libertadores

Shkruar nga NEWSPORT
"Në Turqi më përjashtuan nga ekipi", Sadiku tregon pse

Armando Sadiku u largua nga Erzumspor në Turqi për të firmosur me Bolivar në Bolivi. Një lëvizje surprizë nga bomberi shqiptar që largohet në Europa për të luajtur në një vend të largët si Bolivia. I ftuar në emisionin "Zona Gol", Sadiku foli mos grumbullimin në Kombëtare si dhe tregoi arsyet se përse pranoi këtë ofertë.

 "Këtu ka probleme oksigjeni dhe është 3600 metra mbi nivelin e detit. Atje ku është stadiumi është pika më e lartë dhe kur vijnë të gjitha ekipet ulen në gjunjë pasi është 4350 metra mbi nivelin e detit.

Këtu nuk ka filluar akoma kampionati dhe kemi pasur elemintatoret e besoj se kjo është arsyeja që trajneri Reja nuk më ka grumbulluar në Kombëtare.

Jemi në një grup shumë të vështirë dhe duhet ta marrin çdo ndeshje me seriozitet dhe të fitojmë sidmos me këto ndeshjet e lehta. Kundërshtarët tanë janë Polonia dhe Hungaria, por duhet ta marrim me qetësi pasi janë kundërshtar të fortë. E kemi treguar se kur luajmë me zemër I marrim pikë çdo skuadre".

Keni folur me trajnerin Reja për kalimin në Bolivi?

"Ishte një moment I vështirë për mua pasi në Turqi më nxorën jashtë skuadre. Po shqyrtoja ofertat bashkë me menaxherin tim dhe pashë ofertën këtu në Bolivi që më kërkonin prej 6 muajsh. Trajneri I skuadrës këtu me njihte që në kohën kur isha në Spanjë. Kushtet financiare dhe projekti më bindën që të vija këtu.

Nuk e besoj se ky transferim më pengon të jem larg Kombëtares pasi të gjithë sulmuesit këtu kanë shënuar nga 15 gola. Do të luaj në Kupën Libertadores dhe nuk është një vend I humbur dhe I harruar. Mund të jetë largësia, por nuk e besoj shumë këtë pjesë. Nga La Pas, Bolivi në Madrid është 9 orë.

Besoj se Cikalleshi është duke kaluar një formë të mirë dhe në Kombëtare ka shënuar në takimet e fundit dhe Manaj gjithashtu e të dy kanë luajtur shumë mirë në Kombëtare. Mendoj se ata do të luajnë titullar në këto 3 ndeshje".

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu