
Erjon Bogdani, ish-futbollisti i Kombëtares, është nisur ditën e sotme me futbollistët kuqezinj drejt Lionit. Bogdani ka postuar në Instagram, një foto me pilotët francezë, të cilëve i "injektuan" dëshirën për të qenë tifozë të zjarrtë të kombëtares. Ai shkruan: “Gjatë udhëtimit për në Lion. Forca çuna edhe pilotët bëjnë tifo për ju”. Bogdani ishte sulmuesi kryesor për kombëtaren shqiptare, duke çuar peshë stadiumin e mbushur plot e përplot.
Poll