Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kur do, ai mban dhe finale Champions League", drejtori i TEUTËS s'i kursen lëvdatat për gjyqtarin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT
"Kur do, ai mban dhe finale Champions League", drejtori i TEUTËS


Sulejman Starova ishte i ftuar mbrëmë në emisionin "Skaner". Drejtori teknik i Teutës analizoi shkurtimisht humbjen 1-0 ndaj Partizanit, si dhe u ndal te gjyqtarët që vendosën drejtësi në këtë sfidë.

Në debat e sipër, Starova theksoi se për këtë sfidë mund të ishte caktuar edhe Kridens Meta, pavarësisht se nuk ka stemën e FIFA-s. Sipas tij, gjyqtari i njohur i Superiores ka aftësitë e duhura për të ndarë drejtësi në ndeshje të një rëndësie të tilla.

"Kridens Meta është adap për këtë punë. Edhe pse nuk ka stemë FIFA-s, kur do ai, arrin të gjykojë si duhet edhe një finale Champions League", tha Starova duke marrë edhe miratimin e të ftuarve të tjerë në panel. Veç Olsi Rama tregoi se arbitri i kolegjiumit të Tiranës do të kishte qenë në konflikt interesi pasi është çuar në prokurori nga klubi i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga