
Ekipi për femra i Tëutës, drejtuar nga trajneri Alban Doraci është kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët kanë mundur Dajtin në sfidën e radhës. Koha e rregullt nuk ka mjaftuar, pasi rezultati shkoi në 1-1, ndaj është dashur ekzekutimi i penalltive, nga ku fituese doli ekipi i Teutës.
Golin e parë të kësaj sfide e ka shënuar Dajti në minutën e 72-të me Xhaferrin, ndërsa Teuta ka barazuar në minutën e 80 me një gol nga Gjegji.
pas përfundimi të kohës së rregullt, ekipet i janë drejtuar pikë së bardhë, nga ku doli dhe skuadra fituese Teuta, që kaloi në fazën tjetër. Nga 12 penallti të ekzekutuara, lojtaret e të dyja skuadrave realizuan 9 gola, duke humbur 3. Kujtojmë që Teuta do të ndeshet në datën 6 shkurt për fazën tjetë, si kundërshtar do të ketë Vllazninë.