Sassuolo do të duelojë mbrëmjen e sotme me Torinon, takim që starton në orën 20:45. Në “Mapei Stadium”, skuadra e shqiptarëve do të synojë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 3 ndeshjesh.
Për të analizuar këtë sfidë ka folur trajneri Alessio Dionisi. Ky i fundit u ndal edhe te Marash Kumbulla, i cili u transferua pak ditë më parë Nga Roma te Sassuolo, ku luan edhe Nedim Bajrami.
“Është një djalë që më pëlqen shumë, ka cilësi të rëndësishme për Serinë A. U bashkua në fund me ne, të shoh nëse do e grumbulloj. Pasi nuk ka minuta në këmbë prej muajsh.
Ka punuar veçmas, vetëm dy ditët e fundit është bashkuar me grupin. Duhet ta shpejtojmë procesin e aktivizimit të tij, pasi Marashi ka një dëshirë të madhe për t’u përfshirë. Vullneti i tij e bën diferencën.
Gjithsesi, unë do të vendos në fund për grumbullimin e tij për ndeshjen kundër Torinos“, u shpreh Dionisi.