
Sot luhet java e 21-të e kampionatit. Sipas kalendarit, Kukësi përballet me Laçin në orën 14:00. Ndërkohë që verilindorët shpresojnë te një rezultat pozitiv për shkak se ndeshja luhet në shtëpi edhe kurbinasit kërkojnë të bëjë detyrën e radhës, të mos dalin pa pikë nga Kukësi.
Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të Kukësit është postuar një foto ku shihet sulmuesi Sindrit Guri i markuar nga tre futbollistë të Partizanit. Si diçiturë në foton e postuar nga kampionët shkruhet: " Të luash futboll me këmbë është një gjë, të luash futboll me zemër është gjithçka". Si duket, Kukësi edhe pse pret Laçin në shtëpi, mëndjen e ka te Partizani me të cilën u përballën javën e shkuar dhe e fituan takimin me rezultatin 3-1.
[gallery columns="1" size="full" ids="208391"]