Kukësi po shton radhët e tij me futbollistë nga vendi i sambës. Një tjetër firmë ka ardhur për skuadrën verilindore, që po përgatitet për Europa League në Slloveni. Kukësi mbetet mjaft aktiv në merkato dhe përforcimi i fundit quhet Nunes Goncalves Lucas Rangel, i cili do t’i bashkohet shumë shpejt ekipit, ndërkohë që është përfshirë edhe në listën e Europa League, kështu që do të jetë i gatshëm për trajnerin Hasan Lika. Kuksianët mbeten të fiksuar pas brazilianëve, që kanë lënë gjurmë sezonin e fundit, por klubi verior ka bërë edhe përforcime të tjera të rëndësishme.
Kukësi pa “frena”, rrëmben edhe një tjetër brazilian
Nunes Goncalves Lucas Rangel, braziliani i fundit te Kukësi
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.