
Kukësi ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit. Pas fitores ditën e djeshmë në Kupë ndaj Lushnjes me rezultatin minimal 0-1, lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Duro.
Një lajmi mirë për trajnerin është që nuk ka asnjë lojtarë të dëmtuar dhe skuadra ka qenë e plotë për stërvitjen e zhvilluar paraditen e sotme. Është vetë klubi që faqen zyrtare konfirmons grupin e plotë për trajnerin Duro në transfertën e Vlorës. Kukësi udhëheq kampionatin dhe këtë javë do të luajë në transfertë ndaj Flamurtarit të vendit të fundit.
Postimi i Kukësit:
Skuadra ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e javës së 20 të Kategorisë Superiore kundër Flamurtarit. Nën urdhrat e Duros, skuadra ishte e plotë, pa mungesa.