Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KUKËSI nuk funksionon, skuadra ka nevojë për "kolaudim"

Shkruar nga NEWSPORT
KUKËSI nuk funksionon, skuadra ka nevojë për "kolaudim"

Ditën e djeshme në "Elbasan Arena" Kukësi ka pritur Laçin në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Melo kaloi në avantazh verinildorët, pikërishtë atëherë kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej me shifrat e "bardha" 0-0. Mirëpo edhe goli erdhi si një gabim i daljes se portierit Selmani, i cili nuk e studioi mirë krosimin në zonë.

Megjithatë në fushën e lojës, përtej temperaturave të larta, ishte një skuadër që nuk ishtë në formën e saj më të mirën, edhe pse në Europë i kishte luajtur 6 ndeshje zyrtare. Në fushën e lojës skuadra duket sikur nuk funksiopnon mirë. Këtë pakënaqësi e shprehu edhe trajneri Armando Cungu në fund të ndeshjes.

Verilindorët kanë bërë shumë blerje të reja këtë sezon dhe kjo është një nga arsyet që Kukësi ende nuk është në formën më të mirë, sepse lojtarët duan kohë të përshtaten. Gjithashtu dhe ndërrimi i trajnerit ka bërë që nënkampionët e sezonit të shkuar mos të funksionojnë në mënyrën e duhur. Duke filluar që nga ndeshja e ardhshme pritet një reagim i bluve, si në rezultat ashtu edhe në lojë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga