Fitorja e djeshme kundër Tiranës 2-1 ka bërë që Kukësi të vijojë "arratinë" ndaj ndjekësve në kampionat duke kryesuar i vetëm Superligën.
Entuziazmi në kampin verilindor ka qenë i lartë për suksesin ndaj bardhbluve, ndësa titulli kampion mund të behët realitet për Kukësin nëse vijon me këto ritme.
Pas fitores ndaj Tiranës, trajneri Ernest Gjoka nuk harroi "ritalin" e tij, atë të postimit të një fotoje në Facebook pas çdo ndeshjeje të Kukësit.
Por, çka binte në sy ishte komenti i Migen Memelli, ish-sulmuesi i Tiranës dhe Partizanit, por edhe disa skuadrave të tjera të Superligës, i cili i komentonte Gjokës: "Profesor, suksese në jetë", ndërsa trajneri i verilindorëve ia kthente: "Gjithashtu Migen".