Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi, mbyllet çështja e portës, ja kush “firmos” për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi, mbyllet çështja e portës, ja kush

Verilindorët kanë diskutuar për një kohë të gjatë rreth portierit, pasi Enea Koliqi ka shfaqur probleme gjatë ndeshjeve të kampionatit, ku shpesh herë nuk ka qenë në formën më të mirë, duke i hequr disa pikë skuadrës.

Pak ditë më parë firmosi Aldo Teqja, “gardiani” i Shqipërisë U-21, i cili është rritur në skuadrat qipriote, por që tashmë do të provojë eksperiencë të re për të ardhmen. Veç tij, në radhët e Kukësit prej pesë sezonesh radhazi është Ervis Koci, i cili është ndër më të vjetërit dhe që i ka rezistuar çdo “furtune” te Kukësi.

Megjithatë, trajneri Ernest Gjoka nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë në këtë repart. Nuk do të vijë një tjetër portier, por as Koliqi nuk do të largohet. Pogradecari ka një kontratë që i përfundon në fund të sezonit 2016-2017 dhe që tashmë ka marrë “OK” për të qëndruar edhe për sezonin e ri.

Atij i janë plotësuar kushtet nga presidenti Safet Gjici dhe nuk do të lëvizë. Kështu, porta me tre “gardianët” e përmendur quhet e “kyçur” për sezonin e ri. Kukësi do të nisë fazën përgatitore të hënën e ardhshme dhe do të ketë në dispozicion 25 lojtarë, ku mendohet se dhe merkato do të mbyllet deri në momentin para nisjes në udhëtim.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga