Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kukësi mbyll përgatitjet, ja si luan në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi mbyll përgatitjet, ja si luan në Kupë

Kukësi do të luajë nesër ndeshjen e kthimit për llogari të turit të parë të Kupës së Shqipërisë kundër Tomorit. Takimi do të nisë të luhet në orën 16:00 në kompleksin "Internacional" në Pezë - Helmës, teksa trajneri Ernest Gjoka ka përgatitur skuadrën për këtë ndeshje.

Ai nuk do të luajë me ekipin e parë, ndërsa ka vendosur që të aktivizojë lojtarët e ardhur nga skuadrat e moshave dhe ata që nuk janë aktivizuar në kampionat. Pra, krejtësisht një ekip ndryshe nga ai i kampionatit.

Sot Gjoka ka zhvilluar stërvitjen e radhës me skuadrën, ku ngarkesa është rritur për lojtarët që nuk do të aktivizohen nesër. Ata do të bëhen gati për ndeshjen e radhës, teksa stafi po shfrytëzon kohën për të rikuperuar lojtarët që kanë probleme fizike.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga