Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kukësi dominoi Tiranën", Muça skanon sfidën e "Selman Stermasi": Bardheblutë u shpërfytyruan

Shkruar nga NEWSPORT
"Kukësi dominoi Tiranën", Muça skanon sfidën e

Partizani u mund në Ballsh me rezultatin 2-1. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" analisti I futbollit Shkëlqim Muça bëri një analizë për ndeshjen e djeshme në Ballsh, por edhe të Tiranës ndaj Kukësit.

"Bylis luajti më mirë ndaj Skënderbeut sesa ndaj Partizanit. Është një skuadër që luan mirë në grup dhe ka optimizëm dhe luajnë në bllok. Lojtarët janë të karikuar 100% në çdo ndeshje dhe Partizani e mori të lehtë ndeshjen e nuk tregoi stofin e kampionit.

Në fushë u dukën të dyja skuadrat e në fund fitoi ajo skuadra që e kërkonte më shumë. Te loja e Partizanit ka shumë difekte dhe nuk dominon në fushë. Një skuadër që të dominoj në fushë duhet të ketë një strategji.

Nuk është një skuadër që e mban topin sepse po e le Ballshin ta marrë kontrollin e ndeshjes të hap punë. Në këtë ndeshje Partizani nuk bëri Partizanin dhe Bylis bëri të dukej sikur ishte Partizani. Një skuadër që është për kampion duhet të ketë një strategji loje dhe ta dominojë ndeshjen".

Tirana-Kukësi? "Mendoj që Kukësi dominoi lojën pavarisht se ishte 1-0 ndeshje dhe bëri lojën e tij. Luante me kokë dhe po qarkullonte lojën dhe po I afrohej portës nga minuta në minutë sa gjeti golin e parë. Tirana u shpërfytyrua në pjesën e dytë dhe duheshin lojtarë më me eksperiencë për të përballuar ndeshjen kur dolën dy lojtarët kryesor. Pjesa e dytë ishte shumë e dobët dhe në asnjë drejtim nuk funksoi Tirana".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga