
Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet e ditës së sotme me dy seanca stërvitore. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, klubi verilindor bën me dije që lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur, teksa po stërviten në mënyrë intensive.
" Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve ditën e sotme. Verilindorët kanë zhvilluar dy seanca stërvitore, një pradite dhe një pasdite. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka po merr ngarkesën e duhur fizike. Në mëngjes, skuadra ka zhvilluar një seancë force, ndërsa pasdite është përgatitur në fushën e madhe nën drejtimin e stafit teknik", shkruhet në njoftimin e Kukësit.
Poll