Një përqafim i ngrohtë mes dy nga trajnerët që i kanë dhënë shumë Superligës në këtë sezon të ri pas ndeshjes së fundit për këtë vit kalendarik.
Bëhet fjalë për Ernest Gjokën të Kukësit dhe Mladen Milinkoviç të Luftëtarit.
Pas sfidës së fundit në Gjirokastër që përfundoi 2-2, të dy trajnerët u panë të përshëndeteshin në mënyrë shumë miqësore, ndërsa foton me Milinkoviçin, Gjoka e ka postuar në profilin e tij në Facebook duke shkruar: “Kur profesionalizmi bashkohet me kulturën”.
[caption id="attachment_67810" align="alignnone" width="558"] Postimi i trajnerit te Kukesit, Ernest Gjoka ne Facebook[/caption]
Poll