
Kualifikimi në turin e tretë të Conference League ka sjellë edhe dhuratën e parë për trajnerin, Shpëtim Duro.
Laçi ka zyrtarizuar goditjen e radhës në këtë merkato,teksa ka prezantuar për tifozët sulmuesin, Ilirid Ademi. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë me kurbinasit si futbollist i lirë.
Ademi, i cili luajti sezonin e shkuar me Shkupin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut shihet si një afrim me mjaft peshë te ekipi kurbinas.
Laçi ka tashmë një armë plus në sulm për të luftuar në çdo fron, Kampionat, Kupë Shqipërie dhe Conference League.
Poll