
Gianni De Biasi beson te kualifikimi i Shqipërisë në Botërorin e Katarit 2022. Ai ka dhënë një intervistë për EuroneWs Albania, ku shprehet se në futboll kurrë nuk i dihet, edhe pse shanset janë të vogla. Ish tekniku i kuqezinjve tha se nuk është e pamundur fitorja në Angli, duke na kujtuar të gjithëve atë 3 pikësh me Portugalinë. Gjithashtu, u prekën edhe disa tema të tjera.
Mister De Biasi faleminderit shume për disponibilitetin dhe për mundësinë e kësaj interviste?
De Biasi: Është gjithmonë një kënaqësi të flas me ju.
Do doja ta nisja këtë interviste duke folur pak për humbjen e Kombëtares Shqiptare. Një ndeshje që zhgënjeu tifozët shqiptarë, duke qenë se ishte një takim mjaft i rëndësishëm në rrugëtimin drejt fazës "Play-Off" të Botërorit 2022. Si ju duk paraqitja e ekipit?
De Biasi: Unë mendoj se Shqipëria ka një ekip shumë të mirë të përbërë nga lojtarë që kanë eksperiencë në Itali dhe në një realitet tjetër, në ekipe vërtet të rëndësishme. Pata mundësinë të ndiqja dhe një pjesë të takimit të mbrëmshëm. Shqipëria ka shumë kualitete, ka një ekip të rëndësishëm, dhe pësoi këtë gol në një rast që ata patën. Por është një rezultat që mund edhe të qëndrojë, sigurisht që djeg, por fatkeqësisht janë realitete që duhen pranuar.
Tashmë shanset për t'u renditur të dytët në grup janë minimizuar, por ka edhe dy ndeshje për t'u luajtur, mendoni se Polonia mund të lërë pikë ndaj ekipeve si Andorra dhe Hungaria?
De Biasi: Ndaj Hungarisë do luajnë në shtëpi, edhe pse Hungaria dje arriti të barazonte ndaj Anglisë., Unë kam pare Hungarinë të luajë ndaj Shqipërisë dhe nuk më pëlqeu shumë, nuk e di motivin, por ishte një ekip që kishte vështirësi në të luajtur. Shqipëria fitoi 10 por mund të fitonte më shumë por besoj se futbolli është i çuditshëm. Shqipëria në letër e ka të lehtë ndeshjen ndaj Andorrës, por ndeshja me Anglinë do të jetë vendimtare. Mos harroni që kemi fituar edhe në Portugali, kështu që mund të fitohet edhe në Angli.
Për sa i përket zgjedhjeve teknike të trajnerit Reja, i cili u detyrua të ndryshonte formacionin pasi dhe dy prej titullarëve rezultuan me COVID. A mendoni se do kishte qenë më mire që sulmuesi Armando Broja të luante si titullar, duke marrë parasysh formën e tij të mirë në ndeshjet e fundit?
De Biasi: Unë mendoj se Edi kishte idenë që ta aktivizonte në pjesën e dytë të takimit kur kundërshtarët mund të ishin më të lodhur dhe te shfrytëzonte aftësinë e tij për të shënuar gol. Kur bëhen disa zgjedhje, bëhen gjithmonë duke menduar në interesin më të mirë të ekipit dhe ai duke e njohur ekipin më mirë se çmund ta njoh unë në këtë moment apo seç mund ta njihni edhe ju, realitetin dhe gjendjen e lojtarëve, ka një panorama më të qartë të kondicionit të tyre. Unë mendoj se Broja është një lojtar i rëndësishëm, por dhe ata që e nisën si titullar, si Uzuni apo dhe Manaj janë sigurisht lojtarë që mund të zgjidhnin ndeshjen.
Në gjykimin tuaj, që jeni edhe trajneri I pare që e çuat kombëtaren shqiptare në një turne madhor, a do të arrijë Shqipëria të kualifikohet sërish në një turne të tillë në të ardhmen e afërt?
De Biasi: Unë mendoj që po. Besoj se po sepse Shqipëria ka shumë lojtarë të mire, relativisht lojtarë të rinj, që Brenda pak kohësh mund të japin maksimumin dhe duhet ti luajnë të gjithë shanset edhe në dy ndeshjet e ardhshme, pasi në futboll "Kurrë mos thuaj kurrë" dhe Shqipëria mund të ri-gjendet papritur në vendin e dytë duke shkuar kështu në "PlayOff".
Për sa i përket incidentit me tifozët, në takimin e djeshëm, ku disa lojtarë polakë u goditën me shishe plastike. Çfarë komenti keni mbi situatë të tilla?
De Biasi: Unë mendoj se zhgënjimi nuk mund të jetë kurrsesi një motiv për të shpërthyer në akte që nuk sjellin asgjë vendit dhe bëjnë një figurë mjaft të keqe në nivel ndërkombëtar të gjithë shqiptarëve dhe sigurisht që ky nuk është një imazh i bukur. Besoj se të gjithë duhet të punojmë që këto episode mos të ndodhin më në të ardhmen. Duhet të ketë respekt dhe të mund të pranojmë një rezultat negative të ekipit që mbështesim. Duhet më shumë ndërgjegjësim dhe qetësi kur shkon të shohësh një ndeshje futbolli.