
Milani do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit për këtë sezon. Kuqezinjtë përballen me Atalantën në transfertë, ndërsa në lojë është një biletë për në Champions League.
Milani barazoi ndaj Cagliarit pak ditë më parë duke komplikuar prezencën në Champions, ndërsa tani duihet fitorja me çdo kusht përballë skuadrës zikaltër.
Mediat në Itali kanë zbuluar edhe të ardhmen e trajnerit Pioli. Drejtuesit kanë vendosur që 55-vjeçari nuk është në dyshim edhe do të qendrojë në skuadër edhe nëse nuk arrihet objektivi Champions.
Poll