
Është kryer ditën e sotme takimi i shumëpërfolur mes menaxherit të Elseid Hysajt dhe drejtuesve të Napolit.
Megjithatë takimi i sotëm nuk ka sjellë ndonjë zhvillim të madh, sipas raportimeve të medias italiane pasi ende nuk ka ardhur rinovimi zyrtar. Megjithatë zhvillimet janë pozitive pasi palët kanë rënë dakort për shtim të pagës dhe zgjatje të kontratës.
Të vetmet çështje për t'u sqaruar janë ndarja e pagës përgjatë viteve të kontratës dhe klauzola në rast shitjeje të cilat pritet të marrin një zgjidhje shumë shpejt.
Poll