
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim të rëndësishëm me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër. Takimi kishte në qendër të vëmendjes stadiumin e ri të Shkodrës, që tashmë është në fund të punimeve para inagurimit.
Inagurimi i stadiumit është vendosur të bëhet në ndeshjën miqësore të kombëtares ndaj Marokut më datë 31 gusht dhe kryeministri me anë të këtij takimi u informua mbi gjithçka që lidhet me ndeshjen premierë të investimit madhor të qeverisë.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua me drejtuesit e pranishëm në mbledhje administrimi i stadiumit në vazhdimësi. Mënyra e administrimit të impiantit të futbollit në Shkodër duhet të sigurojë që Vllaznia, kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja kosovare të koordinohen në mënyrën më të mirë të mundshme për aktivitetet e tyre në "Loro Boriçi".