
Kukësi u rikthye te fitorja në sfidën e sotme duke mundur Bylisin 2-1. Abazaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë dhe autori I golit të parë. Në fund të ndeshjes për "Supersport", sulmuesi I Kukësit deklaroi:
"Në aspektin personal në 20 minutat e para rrezikuam shumë dhe një ekip si ne nuk duhet ta nisim kështu. Pastaj përsa I përketë pjesës së dytë kemi pasur një rritje dhe dolëm me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Më në fund ekipi ka qenë I plotë dhe kemi lojtarë që bëjnë diferencën dhe nuk na falen më hapa fals. Unë e kam thënë gjithmonë që të themi që Kukësi ka emra dhe në fund themi që Kukësi nuk del kampion duke parë çfarë lojtarësh ka. Duhet të vrasim ndeshjet një nga një dhe të mos bëjmë më gabime".
Pse skuadra e nis keq ndeshjen? "Nuk mund të them stres pasi çunat janë bashkë dhe çdo gjë po ecën mirë. Deri diku është nënvlerësim nga ana jonë që nuk I nisim mirë ndeshjet. Te momenti I golit bëra maksimumin dhe godita me nervë pasi isha shumë I mërzitur për ecurinë lojës".
Aspekti personal? "Unë sapo filloja të merrja veten u dëmtova dhe ekipi I Kukësit nuk mund të presi më që unë të vijë në formë. Po bëj maksimumin në stërvitje që të jem sa më në formë për skuadrën".