
Pas përfundimit të pjesës së parë mes Partizanit dhe Kukësit (0-1), kanë folur Kristal Abazaj dhe Jurgen Bardhi. Fillimisht ishte radha e autorit të golit për Kukësin, që tha: “Normalisht kishte Partizani pak më shumë zotërimin e topit. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu pjesën e dytë. Jo pauza s’na ka bërë aspak dëm”, tha ai.
Më tej ishte Jurgen Bardhi, që në prononcimin për Supersport deklaroi: “Në atë moment kapa topin dhe e largova. Mbrojtësi i Kukësit më ra në këpucë. Ishte penallti. Shihni dhe këpucën. Fati? Po ta shikoni, gjithë këtë vit s’kemi pasur fat”.
Poll