“Krijimi i përfaqësueses së rajonaleve U-14, një nismë e shkëlqyer e FSHF. Nga këtu nis furnizimi i ekipeve kombëtare me talente”

Përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14 ka nisur për herë të parë grumbullimin si një risi e krijuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të nxitur rritjen e cilësisë, që te moshat e vogla dhe për të motivuar më shumë futbollistët e vegjël për të vazhduar rrugëtimin drejt ekipeve kombëtare të moshave.

20 lojtarë të vitlindjes 2010 të përzgjedhur nga zonat rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës u vunë nën urdhrat e trajnerëve Erion Stavri dhe Oerd Kote për një grumbullim 2-ditor në Tiranë. Seancat stërvitore u zhvilluan në fushën e Shtëpisë së Futbollit, ndërsa u ftuan elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe të cilët u evidentuan edhe në turneun e fundit të përfaqësueseve rajonale.

Trajneri Erion Stavri e vlerëson si jashtëzakonisht pozitive këtë nismë të FSHF-së dhe është i bindur se duke punuar me fëmijët që në këtë moshë mund të prodhohen elementë të talentuar, të cilët mund të furnizojnë të gjitha ekipet Kombëtare të moshave në të ardhmen.

“Kjo është një risi që FSHF ka sjellë te futbolli i moshave dhe them që është pjesa më e rëndësishme ku duhet punuar, pra gjeneza e futbollit është te fëmijët dhe FSHF ka bërë një iniciativë shumë të mirë e gjej rastin për ta falënderuar. Kjo i ndihmon jashtëzakonisht shumë futbollistët e vegjël për t’i motivuar më shumë, për t’iu afruar sa më shumë lojës më të dashur, që është futbolli.

Gjithashtu, këto grumbullime i shërbejnë edhe ekipeve zinxhir të moshave kuqezi, në mënyrë që këtu të nisi dhe të jetë potenciali i furnizimit të ekipeve Kombëtare U-15, U-17, U-19, U-21 dhe pse jo deri te Kombëtarja A”, – thotë Stavri në një prononcim për Fshf.org.

Sakaq, ai kërkon edhe mbështetjen e kolegëve, të cilët punojnë me fëmijët në të gjitha vendin, që ta bëjnë me sa më shumë pasion këtë punë, ndërsa thekson se atmosfera në këtë grumbullim ka qenë mjaft e mirë dhe se fanella e Kombëtares i ka motivuar shumë fëmijët që të punojnë me përkushtim e seriozitet.

“Mendoj që jemi në një rrugë të mbarë, këto grumbullime janë një faktor shtyse pozitiv, suport si për ne si trajnerë, por edhe për fëmijët. Duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë këta fëmijë, duke i stërvitur mirë, i bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi në klube, akademi apo shoqata që punën e trajnerit sidomos te bazat e moshave, ta bëjnë me shumë dashuri dhe pasion.

Sa i përket grupit, edhe nga stafi seleksionues i Departamentit të Ekipeve Kombëtare është bërë një përzgjedhje shumë e mirë, grupi që kemi në dispozicion ka elementë shumë cilësorë. Për mendimin tim janë premtues në të ardhmen për të qenë në vazhdimësi pjesë e ekipeve zinxhir. Atmosfera në grup është shumë entuziaste, fëmijët janë shumë të predispozuar për të bërë stërvitje, sepse të mbash fanellën e Kombëtares është diçka e madhe për ta dhe kjo është vërtetë motivuese”, – u shpreh Stavri në prononcimin e tij.

Përveç seancave stërvitore skuadra ka zhvilluar edhe një miqësore kundër ekipit përfaqësues rajonal U-14 të Tiranës, ndërkohë që i gjithë procesi stërvitor është monitoruar nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave apo edhe ekspertët e futbollit në Departamentin e Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Futbollistët e evidentuar do të krijojnë bazën e përfaqësueseve rajonale në mënyrë që të mbahen në monitorim për të përzgjedhur më pas lojtarët më të mirë për ekipin kombëtar U-15.

 

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin













NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.