
Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Shumë njerës të prekur dhe me qindra të vdekur çdo ditë e kanë kthyer shtetin italian në vatrën e këtij virusi. Futbolli dhe të gjitha aktivitetet sportive janë anulluar deri në normalizimin e situatës. Një nga lojtarët shqiptar që aktivizohet në Itali është Ledian Memushaj që aktivizohet te Pescara. Në një prononcim për “Fan Zone”, mesfushori vlonjat u shpreh:
“Po bëjmë gati një muaj që jemi mbyllur dhe është shumë e vështirë. Nuk është problemi që qendojmë në shtëpi, por sa hap TV shikon vetëm njerëz të infektuar dhe njerëz të vdekur.
Tani thuhet se po përmirësohet, por prap besoj se është e gjatë si situatë. Nuk kemi bërë tampon pasi nuk kam pasur simptoma. Tani është e vështirë të flas për futboll, por duhet të luhet kampionati pasi janë shumë lekë që janë të humbura.
Ishte emocionuese dërgimi i mjekëve në Itali dhe më pëlqeu shumë dhe fjalimi i Kryeministrit Rama. Kam marrë shumë mesazh nga shumë shok për këtë gjë dhe më kanë falenderuar për këtë gjest të bërë nga Shqipëria”.
Doja ta mbyllje në Vlorë karrierën? “Do kisha dëshirë, por ma lejojë trupi pasi me rritjen e moshës fillojnë edhe problemet”, u shpreh Memushaj.