Javën e kaluar u luajt derbi Tirana-Partizani. Një ndeshje që u mbyll me fitoren e të kuqve me rezultatin 1-2. Por vëmendje të madhe mori incidenti I ndodhur para fillimit të sfidës. Tifozët e Tiranës dhe ata të Partizanit u përleshën mes tyre duke krijuar një kaos për pak minuta. Persona të gjakosur dhe vetëm me ndërhyrjen e policisë u bën e mundur që të ndalej sherri. Një rast që ndodh pothuajse në çdo derbi të nxehtë në Europë, Roma-Lacio, Gallatasarai-Fenerbaçe, Celtic-Rangers sa për të përmendur disa ndeshje. Por pas përfundimit të ndeshjes u aludua madje edhe klubi I Partizani doli me një deklaratë për shtyp duke akuzuar klubin e Tiranës për aktet e dhunës duke I cilësuar ato si terrorriste. Disa gropa të hapur në vendin ku u vendosen ultrasit e kuq u cilësuan si akte terrorriste si dhe brenda tyre kishte fishekzjarre që mund të shkaktonte dëme të mëdha në njerës në rast se do të shpërthenin, por në fakt kjo nuk u vërtetua dhe tifozët bardheblu u shprehën se ishin thjesht tymuese. Ndërkohë pas ndeshjes në të gjitha emisionet sportive dhe mediat e ndryshme u sulmuan pafund tifozët bardheblu dhe disiplina mbylli për gjithë sezonin sketorin e “Ultras Capital Creë” dhe dënoi 8 tifozë për jetë nga stadiumet shqiptare.
Ditën e enjte në Europa League, Eintracht Frankfurit luante në transfertë ndaj Guimares në Portugali dhe gjatë ndeshjes tifozët miq u përleshen me tifozerinë vendase madje edhe me policinë. Në video shihen sesi janë goditur policët me karrige e me grushta, madje dy policë kanë rënë në tokë.
Pas ndeshjes klubi gjerman reagoi pas ndeshjes duke e cilësuar si të pakuptimtë dhe të dhunshme ndërhyrjen e policisë. Jo vetëm kaq, por mediat në Gjermani ishin ndër të parat që reaguan duke akuzuar policinë portugeze që ka sulmuar tifozët gjerman. Edhe mediat kryesore në Europë I kushtuan një artikull kësaj ngjarje duke cilësuar policinë si fajtore dhe me shumë mundësi UEFA nuk do të dënojë tifozët e Eintracht e kundërta e asaj që ndodhi në Shqipëri.