
Hysen Memolla është lojtari i ri i Suharekës. Ish-mbrojtësi i Egnatias u përfol te Vllaznia para tureve europiane, megjithatë 31-vjeçari ka vendosur të befasojë me zgjedhjen e tij.
Njoftimi i Suharekës:
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Hysen Memolla i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në superligë.
Memolla futbollist me përvojë shumë të madhe e një futbollist kualitativ i cili ka bërë karrierë në disa skuadra e së fundmi pjesë e kampiones së Shqipërisë ,KF Egnatia , gjithashtu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe në ????????Romani te Chindia , FC Lahti e Kokkolan PV në Finlandë????????, FC Koper në Slloveni ????????, Hajduk Split në Kroaci???????? etj.
31 vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares seniore të Shqipërisë për shumë grumbullime e ndeshje duke mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi denjësishtë gjë që ka bërë që niveli i futbollistit të bëhet edhe më i lartë.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri drejtori sportiv Granit Dervisholli i cili po punon fort në drejtimin e kompletimit të skuadrës për të qenë të gatshëm për objektivat e reja të klubit”.
