Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U largua nga Ballkani, reagon Nazmi Gripshi

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Ballkani, reagon Nazmi Gripshi
 

Nazmi Gripshi nuk do të jetë më një lojtar i Ballkanit. Ishte vetë klubi dardan që njoftoi largimin e fantazistit me një postim në faqen zyrtare.

Gripshi ishte prej 4 vitesh pjesë e suharekasve. Së fundmi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku shpreh mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët.

Postimi i Nazmit Gripshit:

“Nga sot bëj me dije që marrëveshja me FC BALLKANIN ka mbaruar. Për mua është një emocion i papërshkruar të njoftoj largimin nga një klub ku kalova 4 vite. 4 vite ku së bashku e bëmë të pamundurën të ishte e mundur me sukseset më të mëdha që një ekip mund të arrij.

Dua të shpreh falenderimet më të sinqerta për ekipin e FC BALLKANI, presidentin e klubit , stafin teknik , stafin mjekësor , bashkëlojtarët , tifozet Xhebrailat dhe gjithë pjesën tjetër të klubit. Një falenderim i veçantë për trajnerin e klubit Prof. Ilir Daja pa ndihmën e të cilit nuk do isha ku jam sot. Ai i cili nuk e humbi asnjëherë besimin edhe kur unë e bëra.

Është nder dhe kënaqësi kush ka fatin të jetë nën urdhrat tuaja. Shumë i lumtur dhe krenarë që kisha fatin të ndaj këtë eksperiencë dhe këto suksese me ju".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga